Pasion, dashuri, fantazi, jazz, blues, rum… dhe vetem rum!



Ne jemi Hemingway Tirana! Nje bar i vogel me zemer te madhe qe i dedikohet teresisht shkrimtarit te madh dhe filozofise se tij. Te frymezuar nga Ernest Hemingway per nje jete te thjeshte e te jetuar mes miqve, artit,kultures,letersise dhe tingujve jazz, ky Bar Jo Publik gjendet pertej Lanes dhe poshte mimozave.


N dodhemi ne qender te Tiranes, ne nje nga rruget me historike te qytetit qe eshte kthyer tashme ne social street: te parin e ketij lloji ne Shqiperi. Nje bote plot surpriza dhe risi brenda vetes e cila eshte gjithmone ne gjendje te perhape misionin e vet pertej mureve te vjetra ku eshte i vendosur. Hemingway Tirana e ka kthyer ne stil jete perqafimin e nismave sociale, organizimin e koncerteve ne rruge dhe teatrove brenda dhe jashte Tiranes.
Duke e gjalleruar kete hapesire te qytetit me artdashes vendas dhe te huaj,te cilet me energjine pozitive dhe shpirtin i lire, i japin jete emocioneve te verteta qe i shkon per shtat ketij cepi magjik. Festat qe organizohen jane te gjitha te emertuara nga titujt e librave te Hemingway-t. Po ashtu edhe kokteilet. Te gjitha sa me siper, servirur gjithmone me perulesi, zemer te paster, dhe rum te vertete nga staffi! Per miq te mire jemi gjithmone te hapur!